Beogradi do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare edhe në Kosovë

Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë
shprehen të bindur se zgjedhjet parlamentare që planifikohen të mbahen, do të
organizohen edhe në Kosovë. Madje, ata kanë ironizuar me deklaratën e ministres
për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se këto zgjedhje nuk do të mbahen në
Kosovë, pasi që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që nuk lejon mbajtjen e
zgjedhjeve të një shteti të huaj. Por, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën
në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se “
Tahiri vetëm mund të vendosë nëse
vetë do të marrë pjesë ose jo në zgjedhje, sikur dhe çdo qytetar tjerë që
vendos për të votuar ose jo, por është krejtësisht e sigurt se këto zgjedhje do
të mbahen në gjithë territorin e vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …