Beogradi zyrtar ka planifikuar transport të organizuar të qytetarëve, që jetojnë në Serbi, në mënyrë që ata vinë, nesër në Kosovë, për të votuar. Lajmin e konfirmoi një zyrtare e qeverisë e angazhuar si komisionere për refugjatët dhe emigracionin. Ajo bën thirrje që më 9 shkurt, sa më shumë serbë të shkojnë të votojnë, siç pretendon, për të garantuar mbijetesën në Kosovë, por që i referohet me provokim si krahinë. Gjithashtu thekson se ata persona që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të kenë mjete identifikimi të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Në këto zgjedhje po përpiqet të ndikojë edhe kryenegociatori serb për dialogun, Petar Petkoviç. Duke folur për mediat në Beograd, akuzon kryeministrin Albin Kurti se kërkon spastrimin etnik të serbëve. “Ruajtja e 10 vendeve në parlament, formimi i asociacionit dhe mbijetesa e serbëve janë thelbësore për luftimin e qëllimeve të Kurtit, që janë: një Kosovë e pastër etnikisht dhe krijimi i një ‘Shqipërie të Madhe’”, pretendon Petkoviç duke kërkuar ndëshkimin, me votë.
![PZAP vendos për fletëvotimet e diasporës që kanë arritur me vonesë por që ky vendim nuk është bërë publik](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/vota-diber-rama.jpg)