Beogradi nis ndërtimin e kolonisë ‘Lugina e Diellit’ në veri të Mitrovicës

Beogradi nis ndërtimin e kolonisë ‘Lugina e Diellit’ në veri të Mitrovicës

Në Beograd dje është shpalosur plani i ri për kolonizimin e pjesës veriore të Kosovës. Projektuesit e kolonizimit të veriut të Mitrovicës kanë planifikuar kthimin e mijëra serbëve në ‘Luginën e Diellit’. Kjo lagje që ngjason me një koloni moderne, është paraparë të akomodojë rreth 1500 serbë. Gjatë prezantimit të këtij projekti, drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se “ky është një hap historik për kthimin e serbëve në Kosovë”. Ai ka paralajmëruar se brenda një kohe të shkurtër do të vihet guri themeltar në lokacionin e paraparë për ndërtime. Kolonizimi i veriut po e ndryshon përfundimisht strukturën demografike të veriut. Në të njëjtën kohë, ato pak shtëpi të shqiptarëve në veri të Mitrovicës nuk po lejohet të ndërtohen. Komuna e udhëhequr nga Goran Rakiq ka pamundësuar kthimin e familjeve shqiptare të dëbuara, ndërkohë që Qeveria e Kosovës tregohet krejt indiferente përballë ndërtimit të kolonisë ‘Lugina e Diellit’, në të cilën thuhet se do të vendosen serbë nga Bosnja e Kroacia.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …