Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak, thonë, Sonja Biserko, Nenad Çanak dhe Mark Baskin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, politikanin serb, Nenad Çanak, dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin. Treshja Biserko, Çanak dhe Baskin njoftuan mbi një plan të mundshëm të Beogradit për zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos nga veriu i vendit, drejt rajonit të Sanxhakut. Në Sanxhak po ndërtohen shtëpi dhe banesa për serbët që do të zhvendosen. Në këtë kontekst, Biserko, Çanak dhe Baskin apeluan tek kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë realizimin e këtij skenari. Kurti theksoi rëndësinë e përfshirjes së serbëve të Kosovës në të gjitha aspektet e shoqërisë dhe ekonomisë, si dhe informoi mysafirët për të drejtat dhe mundësitë që gëzojnë komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …