Qeveria e Serbisë i ka bërë kërkesë Bashkimit Evropian që të marrë kontrollin mbi hapësirën ajrore të Kosovës. Me anë të kësaj kërkese, Beogradi zyrtar ka kërkuar nga Brukseli që pasi Hungarisë t’ i kaloj afati për kontrollimin e hapësirës ajrore të Kosovës, kontrollin ta marrë Serbia. Njoftohet se këtë kërkesë e ka bërë shefi i Zyrës për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. Burime diplomatike janë cituar të kenë dekalruar se kërkes është bërë në kontekst të përafrimit të Serbisë me BE-në dhe NATO-n, duke u bazuar edhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën në kuadër të dialogut të Brukselit, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ekspertizën në fushën e aviacionit. Ky argumentim është mirëpritur nga zyrtarët në Bruksel dhe ka gjasa të jetësohet.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …