Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës janë gjetur vite më parë në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, por nuk ka asnjë gjurmë, asnjë mbishkrim apo pllakë që shënon vendin ku janë gjetur eshtrat e më shumë se 700 shqiptarëve. Institucionet e shtetit serb nuk pranojnë që vendet ku janë gjetur varreza masive me trupa të shqiptarëve të shënohen me “pllaka përkujtimore”, ani pse institucionet e Kosovës deklarojnë që e kanë bërë një kërkesë të tillë. Përveç në Batajnicë, as në Petrovo Selo, Peruçac dhe as në Rudnicë nuk janë lejuar të vendosen memoriale të tilla që tregojnë se në këto vende ka pasur varreza masive. Mos shënjimi i këtyre varrezave masive nga shteti serb, për drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Behxhet Shala, është ikje nga përgjegjësia për krimet që janë bërë. Sipas tij, po të ndodhë shënjimi, atëherë shteti i Serbisë do të marrë përgjegjësinë për ato krime.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …