Sot është Dita e Parë e Shkollës. Sa shumë jemi gëzuar. Dihet që Burimi, më i vogëli vëlla është gëzuar më shumë se unë dhe Artani, ai hyn në klasën e parë. Jo vetëm që është gëzuar, por edhe mburret, meqë prej çerdhes parashkollore kalon në shkollën fillore. Edhe Burimit ka për t’i ardhur në maje të hundës deri sa ta kryej shkollën fillore. Gjysh, ti më ke treguar se as akademia nuk është më e gjatë se shkolla fillore, që zgjat tetë vjet. Këtu flitet se në Gjermani shkolla fillore zgjatë dhjetë vjet, nuk di nëse është e vërtetë. Me rëndësi është se duhet mësuar shumë. Daja Afrim në katund shpeshherë thotë se ara do punuar, prandaj edhe në shkollë duhet mësuar. A ka më mirë se të mësosh dhe të bëhesh mjek apo arkitekt i zoti. Para gjashtë vitesh, te mulliri i vjetër, nisi ndërtimi i një ndërtese të madhe dhe shumë të bukur. Vitin e kaluar u bë inaugurimi i ndërtesës: nuk mbahet në mend se ç’ kremte e madhe u organizua. U therën me dhjetëra dele për gosti dhe shumë bucela me verë rrushi të Erenikut u pinë. Fatkeqësisht, ndërtesa nuk arriti të jetojë as një vit të plotë, dhe në fund u rrënua. Fill pas rrënimit erdhën ekspertët nga Prishtina dhe konstatuan se teknologjia e materialit ndërtimor ka qenë shumë e dobët. Derisa shkaktar i vdekjes së pacientit mund të dihet mjeku fajtor, tek ndërtesa zor të dihet kush është fajtor. Dikush thotë se është inxhinieri, dikush arkitekti, dikush investitori, dikush çimentorja… po kush jo tjetër. Flitet se djali i investitorit të ndërtesës e ka rrahur fqinjin e tij, kinse babai i tij, që gjendet në Partinë Demokratike të Kosovës, i paska bërë sehir. Dihet që këto janë broçkulla, dhe unë fare nuk besoj, e ka bërë nga mllefi. Tani, të gjithë projektuesit sytë i kanë bërë katër, ndaj angazhohen për cilësinë e punës derisa hekuri është i nxehtë, thotë një fjalë e popullit.
Gjysh, fletoret dhe lapsat me ngjyra që na i dërguat, i morëm. Bllokun e vogël me kapakët plastike do ta përdor për gjuhën angleze. Një shoqe e klasës kishte ditëlindjen, ndaj na nderoi me biskota. Gjysma e klasës i hodhën biskotat, ishin të Serbisë gjakatare. Pikërisht xhaxhain e saj, gjatë luftës në Kosovë ia kanë vrarë fashistët serbë dhe tani nuk interesohet të di se prej nga vijnë biskotat. Habitem si nuk ia ka përkujtuar Radiotelevizioni i Kosovës me filmat dokumentar rreth të pagjeturve shqiptarë të Kosovës, por edhe për masakrat që ka bërë Serbia fashiste. Kur unë i tregova se biskotat janë të Serbisë armike, ajo në vend se të kërkonte falje u ngërdhesh duke më thënë “Më marsh të keqen”!
Gjysh, më falë, që po të bezdis me manirat e shoqes së klasës.
Një shok i babës, që deri vonë ka mbathur kuaj me patkonj, është bërë profesor dhe tani mua më jep mësim. Ne fëmijët, ngutemi cazë, dhe posa arsimtari shkroi një fjali në tabelë, unë ia korrigjova gabimin. Gjysh, e di që do më qortosh, mirëpo ishte e padurueshme. Pastaj një shok i klasës ia priti: “Keni diplomuar në Universitetin e Tiranës, ndaj nuk duhet të bëni gabime.” Sa keq më erdhi, arsimtari u skuq. Këtu askush nuk po pyetke për zotësi, veç a ke diplomë. Kemi dëgjuar për virusin e rrezikshëm që e shkatërron sistemin kompjuterik, por nuk e kemi ditur që virusi i rrezikshëm ka prekur edhe sistemin arsimor, dhe tani diplomat mund të blihen, pothuaj, në të gjitha universitetet e Ballkanit; veç a ke para. Po flitet se edhe ministrat po furnizohen me diploma të tillë. Nuk di nëse kështu ndodhë edhe tek ju, në Gjermani.
Meqë ishte dita e parë e shkollës mbajtëm dy orë mësim dhe me kureshtje vrapuam në drejtim të shtëpisë. Në shitore bleva një fije tulipani për t’ia uruar ditën e shkollës mamasë. Hyra në oborr dhe lulen ia dhashë mamasë. Mamaja, në vend se të më falënderonte, më tha se posa e larguan nga detyra. E pyeta se cili është shkaku që e larguan prej arsimit? Më tha se nuk dinte. Unë, si një vashë e pjekur, ia prita se shkollën do ta paditim në gjyq. Mamaja, me një buzëqeshje të thatë, më tha se është e kotë. Fatkeqësia më përkujtoi disa ngjarje në të kaluarën, ndaj kuptova se mamanë e kanë larguar për shkak se ti je ithtar i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Ti mendon se në vendlindje asgjë nuk dinë për ty?! Përkundrazi, të gjithë ata që kanë rroga të majme e dinë se me kë je. Mamaja nuk brengoset edhe aq, sepse rrogat e mësuesve janë shumë të ulëta, diku kah 150 Euro apo 70 bukë në muaj, pa llogaritur qumështin dhe djathin. Për shkak të standardit të ulët shumë pemë dhe perime po kalben, ndaj tregtarët i hedhin në mbeturina. Kështu veprojnë edhe fshatarët gjatë ditës së tregut, për shkak se mungon fuqia blerëse. Po flitet se me paratë e arsimtarëve paguhet udhëtimi i delegacionit të Kosovës për në Vjenë, atje bëjnë negociata me delegacionin e armikut serb, armiq që vite me radhë kanë helmuar nxënësit nëpër shkolla dhe gjatë luftës në Kosovë i kanë masakruar fëmijët.
Kjo padrejtësi duket se është bërë e zakonshme. Mendoj se po të mos kishte padrejtësi, atëherë nuk do të shkruheshin kaq shumë libra në botë. Nuk di, nëse ka edhe ndonjë popull në botë që vuan sikur ne. Gjysh, po t’i kishte masakruar Shqipëria 15 000 serbë, çka do të na bënte Evropa?!
Pse bashkësia ndërkombëtare më shumë e mbron armikun tonë se neve. Një ditë erdh për vizitë një mik, dhe babai i tha se për të shkuar tek vëllezërit tanë në Shqipëri, në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi, shqiptari i Kosovës duhet të ketë pesë pasaporta. Kurse për të shkuar në Mitrovicë, shqiptari duhet të ketë leje të posaçme nga organet zyrtare. Duket qartë, që Evropa po na bën me hile, kështu u përgjigj ai miku.
Gjysh, mbase me anën e televizionit je njoftuar se në Kosovë është përhapur meningjiti dhe turbekulozi. Një shoqe më pyeti se cila nga këto sëmundje është më e rrezikshme. I thash se të dyja janë të rrezikshme. Si mos të përhapen këto epidemi të rrezikshme, kur populli shqiptar i dalë nga gërmadhat e luftës ende vuan për ushqim, për vitamina që mbrojnë imunitetin e trupit. Që të jetë ironia më e madhe, Serbia ofroi barna për shërimin e të sëmurëve. Sa hipokritë që janë, të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Ti e di, që një kohë të gjatë mungon drita elektrike dhe mbarë Kosova gjendet në terr. Në shitoren e trikotazhit, për shkak të zhurmës së gjeneratorit që akumulon energjinë elektrike, një tregtar e ka humbur dëgjimin. U trondita kur e pash një varfanjake duke mbledhur bajga të thata për të ndezur vatrën. Një burrë me strajcë në krahë kërkonte ndonjë kothere bukë në kontejnerë. Duket sikur të gjitha rrugët e qytetit janë bërë solidar me Migjenin, skamnorët trokasin nëpër dyer, ata kërkojnë buke dhe miell. Derisa në vendet e zhvilluara shkon duke u zvogëluar papunësia, përkundrazi në Kosovë po ndodhë e kundërta.
Sa i përket familjes sonë, të gjithë jemi mirë dhe nuk kemi pasoja. Babai ende e mban plumbin e shkaut në trup, mjekët e kanë këshilluar që të shkojë në Gjermani për operacion, mirëpo babai nuk ka pasaportë. Ka dhimbje të padurueshme, duket se është mësuar me këtë nishan të luftës. Ai thotë se kur Kosova i duron vuajtjet e rënda, pse të mos e duroj edhe unë dhimbën. Dje donim të shkonim në vizitë tek tezja në fshat, mirëpo ajo na njoftoi me keqardhje se epidemia e sëmundjes i ka prekur dy fëmijët e saj. Gjysh, kjo gjendje e varfërisë po na shqetëson të gjithëve. Shtypi dhe televizioni thonë se lufta është ndalur dhe tani Kosova është e lirë. Unë mendoj se lufta në Kosovë ende vazhdon, dhe pikërisht kjo është varfëria, që popullin e detyron të luftojë për kafshatën e gojës. Djali i fqinjës, matanë rrugës është nisur për në kurbet, mirëpo motoskafi i një durrsaku është fundosur në detin Adriatik, dhe tani asgjë nuk dihet për trupin e tij. Si pasojë e varfërisë, nëpër udhë të oborreve ka mbi shumë barë. Shpeshherë plakat ofshajnë dhe thonë se shumë e madhe qenka Kosova me halle.
Kështu më shkroi ime mbesë.