Beqir Rexhepi: 21 vite me parë çdo gjë kishe heshtur përveç automatikëve të trimave që nuk ndalonin duke luftuar me armikun

Beqir Rexhepi: 21 vite me parë çdo gjë kishe heshtur përveç automatikëve të trimave që nuk ndalonin duke luftuar me armikun

Nipi i dëshmorit të kombit Beqir Rexhepi u cili po ashtu e mban emrin e tij e ka kujtuar atë dhe të rënët e tjerë në betejën e Çirezit dhe Likoshanit në 21 vjetorin e rënies heroike të tyre. Ai ka shkruar se në atë ditë dimri atë ditë çdo gjë kishe heshtur përveç automatikëve të trimave që nuk ndalonin dot grykë për grykë duke luftuar me armikun.

“Sot 21 vite nga beteja e parë frontale e Çirezit dhe Likoshanit flakadanët e lirisë ishin ndezur, atë mengjes dielli rrezonte dhe pikaste fytyrat e trimave të asaj treve, edhe dallendyshet në kthim kishin mbetur, baca Rexhep Rexhepi fortë kërceu nga gezimi dhe tha “nipa nuk ju la vet krejt jeten e kam ëndërru për kosovë me dhanë jetë, unë qetë ditë e kam prit”, axha Beqir Rexhepi si gjithmonë fjalë pakë e vepra shumë në heshtje ju versul armikut bashkë me shokët dhe vellaun (babain tim) Zeqir Rexhepi. Atë ditë çdo gjë kishe heshtur përveq automatikëve të trimave që nuk ndalonin dot grykë për grykë duke luftu me armikun, qielli ishte nxirë nga helikopterët barbarë por trimat nuk zbrapsin hapin, baca Rexhë pas përleshjes me okupuesit bjen heroikisht në altarin e lirisë nga aty largohet maska dhe fillon betetja e vertetë mes ushtarëve barbarë serb dhe Beqir Rexhepit, 9 orë e gjysmë i vetëm Beqiri vazhdon luftën dukej sikur serbia nuk po ngopej duke derguar përforcime por trimi nuk dorëzohej, në orët e vona të mbremjës së 28 Shkurtit edhe Beqir Rexhepi bjen heroikisht për të mos vdekur kurr por serbia kishte pësuar atak frike saqe nuk guxuan as te i ofroheshin trupit të trimit sypatrembur dhe keshtu kandili i lirisë u ndezë po atë ditë dhe fal tyre dhe shumë të rënëve të tjerë ne sot e gezojmë lirinë… Lavdi gjithë deshmorëve të lirisë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …