leoni

Berat Beqir Rexhepi : “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”

Sonte rreth orës 20 00 familjarë Dëshmorësh janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë shprehur zemërimin e tyre të ligjshëm lidhur me përkrahjen e kriminelit Ivanoviq nga kryeministri Albin Kurti. Masës së tubuar ju ka drejtuar Berati djali i dëshmorit të kombit Beqir Rexhepi nga Qirezi i Drenicës. Ai me këtë rast ka thënë: Të dashura familje të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, pa dallim regjioni, partie, feje dhe profesioni. Të nderuar Organizata të dalura nga lufta. Të nderuara Media dhe Organizata të Shoqërisë Civile. Të nderuara Organizata studentore. Jemi dëshmitarë që përgjatë këtyre 23 viteve të pas luftës dhe 14 viteve pavarësi, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhën veprime destruktive, deklarata të pamatura dhe veprime të rrezikshme nga përfaqësuesit tonë  politikë. Në emër të popullit po ofendohet populli dhe sakrifica e tij për liri. Fjalimi i Kryeministrit të Kosovës dhe elozheja e tij për  Oliver Ivanoviqin, i dënuar për krime ndaj popullësisë civile shqiptare, ishte një tronditje e radhës dhe një fyreje e rëndë publike për të gjithë ne, prandaj: Të indinjuar thellë me veprimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, dhe tenitmin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjeve të shqiptarëve civil, ideatorin dhe organizatorin e rojave të urës, Oliver Ivanoviq, ne Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thërrasim për protestë paqësore, me moton: “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!” Protesta do të mbahet para ndërtesës së qeverisë, të hënën me datë 23 janar 2023. Nisja bëhët në shehsin “Zahir Pajaziti” në ora 12:00. Në këtë protestë ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim, të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është po ashtu një bashkëngjitje në faj. Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për t`u distancuar dhe për t`i ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit tonë politikë, pa përjashtim pozitë apo opozitë, për më shumë kujdes, maturi dhe përgjegjësi ndaj historisë, të tashmës dhe të ardhmës së vendit tonë.  Shihemi në Sheshin Zahir Pajaziti të hënën me 23 janar 2023 në ora 12:00, ka përfunduar fjalimin e tij Berati djali i dëshmorit të kombit Beqir Rexhepi nga Qirezi i Drenicës.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …