Berat Rexhepi, djali i dëshmorit, Beqir Rexhepi, u shpreh në një debat televiziv se sa herë që sulmohet UÇK-ja nëpër debate mes shqiptarëve, ne bijtë e dëshmorëve dhe të luftëtarëve të lirisë lëndohemi shumë. Ai thotë se vetëm ndonjë serb mund të mendojë ashtu për UÇK-në. “Ato vijnë nga Serbia. Vetëm Serbia flet ashtu. Nuk besoj se ka shqiptar që flet ashtu”. Ai shton se deputetët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të mendojnë se me luftë erdhi liria. “Si mi ngjallë ata dëshmorë dhe me i vra para syve. Vetëm mendo se për çfarë kanë rënë. Për liri. E kemi lirinë/ Pse të flitet kështu. Kështu lëndohem. Kjo jo që i lëndon, por ata deputetë duhet të dinë se krejt ato karrige janë me gjak. Gjaku i dëshmorëve i ka pru aty. Ata duhet t’i mendojnë këto. Duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe do të ishte më ndryshe”, shtoi ai. Ai, po ashtu, tha se fëmijët e dëshmorëve nuk kanë pozita nëpër qeveri dhe shumica janë të papunësuar dhe përballen me kushte të vështira financiare. Ai shton se me të gjithë që flet, mendojnë të ikin nga vendi për një jetë më të mirë.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …