Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër ndërhyrjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në çështjet operative të ndërmarrjes publike Trepça. Rukiqi ka publikuar një video të Sveçlës duke debatuar me minatorët e Trepçës dhe ka paralajmëruar se veprimet e tilla përbëjnë vepër penale. Në postimin e tij, Rukiqi e krahasoi situatën me praktikat e regjimeve totalitare, duke thënë se Sveçla “i ëndërron kompetencat e ministrave të brendshëm të kohës së bllokut sovjetik.” Ai theksoi se ndërhyrjet e ministrave në operacionet e ndërmarrjeve publike janë të paligjshme dhe se një veprim i tillë përbën shkelje të rëndë të ligjit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …