Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Berat Rukiqi: Deklaratat alarmante të Qeverisë për luftë, ndikojnë negativisht në investimet e huaja

Deklaratat alarmante të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës për mundësinë e një sulmi nga Serbia kanë dominuar opinionin publik javët e fundit. Kryeministri Albin Kurti, gjatë një intervistë për CNN, foli gjerësisht për ‘veprimet agresive të Serbisë’. Berat Rukiqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin negativ që këto deklarata kanë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ai theksoi se retorika e qeverisë krijon frikë dhe pasiguri për investitorët. “Intervistat e kryeministrit dhe zyrtarëve tjerë qeveritarë për mediat ndërkombëtare nuk janë shfrytëzuar për të promovuar Kosovën, por për të shpërndarë frikë,” tha ai.  Këto komente vijnë në një kohë kur Kurti dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë kanë shprehur publikisht shqetësime për praninë ushtarake të Serbisë pranë kufijve të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …