Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Deklaratat që në Kosovë mund të ketë luftë, po e dëmtojnë imazhin publik në sy të investitorëve të huaj

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se deklaratat që në Kosovë mund të ketë luftë, po e dëmtojnë imazhin publik në sy të investitorëve të huaj. Ai tregon që një kompani amerikane, që ka pasur në plan të investojë në Kosovë, ka kontaktuar me të, duke shprehur shqetësimin për lajmet që po lexojnë në mediat botërore. Rukiqi i referohet deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili sot tha se rrezikohet të ndodhë një luftë e re në Kosovë.  Përhapja e opinionit, në mediat globale, që në Kosovë mund të ketë luftë, nuk ja sjell asnjë dobi Kosovës. Kompani të interesuara për investime në Kosovë, në mesin e tyre një kompani amerikane që planifikon të hap degë në Kosovë, në muajt në vijim, më kanë kontaktuar në ditët e fundit, të shqetësuara nga ajo që kanë lexuar”, ka thënë ai. Kosova edhe pa këto deklarata ka një imazh si vend i konfliktit dhe rrezikut të lartë politik që ndikon të mos ketë interesim për investime.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …