Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë. Përmes një postimi, Rukiqi ka bërë me dije se rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për shumë punëtorë të sektorit privat. “Sa për rikujtim: 123 dite nga fillimi zyrtar i pandemisë ne Kosove dhe deri sot: Asnjëra nga masat në përkrahje te biznesit nuk është implementuar ne tërësi. Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë. Rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra e mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat”, ka shkruar ai.
