Nga data 4 maji fillon hapja e bizneseve, sektori i ndërtimtarisë dhe i tregtisë, kurse më pas edhe shërbimet e ndryshme përgjatë muajit. Kurse sektori i gastronomisë parashihet të hapet pas 1 qershor. Këto tri valë të hapjes së bizneseve janë të varura edhe nga gjendja epidemiologjike, bëri të ditur për kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi. Ai thekson se hapja e bizneseve nuk i zgjedh problemin e pandemisë, siç thotë ai edhe largimi i kufizimeve nuk do të thotë rikthim në normalitet pasi kjo kërkon më shumë kohë, që sipas Rukiqit edhe pas hapjes së bizneseve nevojitet respektimi i rekomandimeve nga IKShP-ja.
