Ish-kryetari i Odës Ekonomike, tash pjesë e LDK-së, Berat Rukiqi, ka shkruar rreth pretendimeve të Qeverisë së Kosovës që Kosova e ka nivelin e inflacionit më të ulët në rajon. Rukiqi këtë pretendim të Vetëvendosje e ka quajtur si manipulim statistikor. “Inflacioni është ngadalësuar, çmimet nuk janë ulur, përkundrazi disa po rriten (sidomos nafta dhe produktet ushqimore). Manipulimi statistikor nuk ka të ndalur. Një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm, qeveria po e quan sukses”, ka thënë Rukiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …