Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministri Besnik Bislimit, i cili ka deklaruar të enjten se ikja e qytetarëve nga vendi është “diçka normale”. Rukiqi ka shkruar se migrimi i qytetarëve të Kosovës nuk është pa arsye, por është migrim “i humbjes së shpresës dhe i kostove të papërballueshme të jetesës”. Migrimi i dy viteve të fundit në Kosovë nuk është migrim pa arsye. Është migrim i humbjes së shpresës, është migrim i kostove të papërballueshme të jetesës. Këta qytetarë që po migrojnë për dy vjet nuk e kanë parë asnjë projekt zhvillimor në vendbanimet dhe lagjet e tyre, asnjë shërbim më të mirë shëndetësor, asnjë program edukativ që ju mundëson punësim. Kanë parë vetëm rritje çmimesh dhe retorike boshe”, ka shkruar Rukiqi.
