Berat Rukiqi: Ministri Murati fiton duke i mbajtur mbi 700 milionë euro të bllokuara, para të taksapaguesve, në llogaritë e BQK-së

Anëtari i Kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi ai  tha “për herë të parë në historinë e shtetit” që Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogarinë e shtetit 10.3 milionë euro të fitimit të saj vjetor. Rukiqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka kundërshtuar shefin e kasës se fitimi është kur i mban 700 milionë euro të bllokuara. “Kjo është bizare dhe ofenduese në të njëjtën kohë. Normal që krijon “fitim”, kur i mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, para taksapaguesve, në llogaritë e BQK-së. Duke i mbajt këto para të bllokuara, ne kemi më pak infrastrukturë të duhur, nuk e e kemi asnjë projekt më ndikim në ekonomi, nuk kemi fond të sigurimeve shëndetësore, nuk kemi më shumë çerdhe, nuk kemi teknologji të reja dhe digjitalizim, e shumëçka tjetër”, ka shkruar ai. Rukiqi ia ka rikujtuar ministrit të Financave që Kosova ende është në sanksione të BE-së, sipas tij, mbajtjen e taksapaguesve e ka quajtur amatorizëm dhe krim. “Financiarisht jemi të sanksionuar dyfish: nga qeveria dhe nga Bashkimi Evropian. Me i mbajt peng mjetet e taksapaguesve, përveç që është amatorizëm, është edhe krim”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …