Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë një konference për media pohoi se në Kosovë janë duke u shkaktuar 10 milionë euro dëme në baza ditore për shkak të situatës së krijuar me virusin COVID-19. Sipas tij, në rast se kjo situatë zgjatë edhe tre muaj humbjet ekonomike në vend do të jenë deri në 1 miliard euro. Ndër të tjera Rukiqi theksoi se ka rënie të qarkullimit për 20% edhe në sektorin e ndërtimit dhe të prodhimit. “Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë nëse kjo zgjat deri në 3 muaj që janë diku 1 miliard euro dëme në ekonominë e vendit”, tha ai. Duke folur mbi propozimin e Ministrisë së Financave, që punëtorët e sektorit privat të kompensohen me nga 170 euro, Rukiqi potencoi se kjo është e pamjaftueshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …