leoni

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria e ka të vështirë të kërkojë respektimin e masave pasi partitë politike nuk i kanë respektuar masat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se me këto masa që ka vendosur nga qeveria nuk do të preken vetëm gastronomët. “Janë prekur transportuesit, shoqatat e bujqve, taksistët ata që shesin pemë e perime, studentët që janë punësuar si kamarierë”, tha Rukiqi. Ai thotë se qeveria është zotuar se kjo do të jetë mbyllja e fundit që është bërë në këtë formë. Kryetari i OEK-ut thekson se qeveria e ka shumë të vështirë të kërkojë respektimin e masave pasi vet nuk kanë respektuar masat. “Vendimet i qëndrojnë kohës varësisht nga legjitimiteti i atyre që i kërkojnë ato vendime. Në këtë rast asnjëra prej partive politike nuk i kanë respektuar masat anti-COVID”, ka shtuar tutje kryetari i OEK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …