Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Berat Rukiqi: Rritja e tensioneve e fundit në veri të vendit dhe zhvillimet politike, kanë filluar t’i frikësojnë investitorët e huaj

Shqetësimet për largim të investitorëve të huaj nga Kosova janë shtuar. Se situata është serioze dhe për dëmet që mund t’i vijnë Kosovës, ka paralajmëruar edhe ambasadori gjerman Rohde. Për pasojat me të cilat mund të përballet vendi nëse gjendja s’qetësohet, ka folur ish-kryetari i OEK, Berat Rukiqi. Ngjarjet e fundit në veri të vendit dhe zhvillimet politike, duket se kanë filluar t’i frikësojnë investitorët e huaj. Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare, që përfaqëson rreth 200 kompani nga të dy shtetet e investitorë potencial, ka shprehur shqetësim se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Anëtarët e Odës  janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes”. Edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje për deeskalim të menjëherëshëm të situatës. Sipas tij, kështu po dëmtohet reputacioni dhe potenciali i Kosovës përballë komunitetit të biznesit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …