Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Berat Rukiqi, tha se rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4 për qind, një ndër shkaqet për këtë është jostabiliteti politik në vend. Rukiqi në një intervistë tha se për këtë vit, prioritet është që të mbahet ekonomia e hapur dhe të mos rritet dëmi ekonomik. Sipas tij, qeveria edhe pse është në detyrë e ka buxhetin dhe mund ta shpenzojë për në përkrahjen e bizneseve. Rukiqi theksoi se në këto zgjedhje mund të ndryshojë qasja e qeverisjes në emra të përveçshëm, po ashtu mund të ndryshojnë partitë të cilat e udhëheqin qeverinë, mirëpo jo gjendja ekonomike. Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi shtoi se rimëkëmbja dhe diplomacia ekonomike janë prioritete të Odës Ekonomike.
