Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thekson se të gjithë indikatorët tregojnë se gjendja e bizneseve është përmirësuar pas një viti ballafaqimi me pandeminë Covid-19. Rukiqi gjatë prezantimit të indikatorëve matës me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e parë të vitit 2021, ka thënë po ashtu se rreth 61 përqind e bizneseve kanë vlerësuar se situata e tyre binzesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet. Sipas Rukqiti shqetësuese mbetet konkurrenca jo lojolaje dhe mungesa e punëtorëve në këtë kohë. “Problematike mbetet mungesa e punëtorëve, në numër po ashtu edhe të kualifikuar”, theksoi ai. Kryetari Rukiqi përmendi se në shtator pritet të shtohen aktivitetet në masë më të madhe nga OEK, ku pritet që në fund të shtatorit të mbahet edhe një panair me biznese, pas shumë kohe me pandemi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …