Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi thotë se shumica e bizneseve kanë arritur t'i zëvendësojnë produktet pas taksës 100%

Berat Rukiqi thotë se 56 për qind e bizneseve që kanë pasur dëme direkte nga mosliberalizimi i vizave

Oda Ekonomike e Kosovës vazhdon ta shoh si shqetësuese vonesën për liberalizim të vizave për Kosovën. Sipas kryetarit të OEK-ut, Berat Rukiqi, janë 56 për qind e bizneseve që kanë pasur dëme direkte nga mosliberalizimi i vizave, dhe kërkon mobilizim për të shmangur vonesat e mëtutjeshme në këtë proces. Sipas tij, në funksionimin e mirëfilltë të këtyre bizneseve po ndikojnë edhe problemet politike dhe të sundimit të ligjit. Ndërsa për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe tërheqjen e investimeve të huaja, Rukiqi vlerëson se efektet e MSA-së nuk po shihen në këtë periudhë dhe se në dekadën e fundit kemi pasë dështime të vazhdueshme në tërheqjen e investimeve të huaja. Ai thotë se kompani të shumë vendeve të Bashkimit Evropian janë të interesuara për investime. Duke folur edhe për zonat ekonomike të Kosovës, për të cilat thotë se do të krijohen kushte të favorshme për këta investitorë. Investitorët vendor dhe të huaj shpeshherë hasin në mungesë të fuqisë punëtore, duke theksuar faktin se ka shumë vende pune që nuk po plotësohen, nga mungesa e vullnetit, numri i vogël i njerëzve, dhe mungesa e shkathtësive tek fuqia punëtore. Sipas tij, tek kjo ndikon edukimi, infrastruktura ligjore dhe elementi i diasporës. Si shqetësuese Rukiqi përmend edhe pagën mesatare dhe diferencën ndërmjet sektorit publik dhe privat. Ai tregon edhe për përgatitjet për javën e CEFTA-s, dhe aktivitetet kryesore të kësaj jave. Rukiqi vazhdon të jetë një nga kritikët e procesit të Berlinit, dhe krijimit të Zonës Ekonomike Rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …