Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka mbajtur konferencë për medie, lidhur me takimin në Uashington. Ai thotë se e përkrahin projekte që është nënshkruar në Uashington. Sipas tij do të ketë projekte jo më të vogla se 2 milionë euro. “Pikat që janë futë në këtë marrëveshje nga financimi amerikan unë mendoj që Kosovën e shndërrojnë në një vend të rëndësishëm dhe këto projekte i përkrahim dhe krejt çka është diskutuar atje. Ka mundësi që të ketë projekte jo më të vogla se 2 milionë euro. Do të thotë 2 milionë për projekte. Këto projekte që janë përmend rruga drejt Nishit dhe hekurudha kanë rëndësi të madhe për lidhjen e Kosovës me tregjet e ndryshme”, tha ai. Ai thotë se nga mini-Shengeni Kosova nuk do të ketë asnjë dëm ekonomik pasi doganat nuk do të unifikohen, por do të ketë një bashkëpunim të mirë të mes tyre.
