leoni

Berat Rukiqi: Veprimet e fundit të insitucioneve po ndikojnë në ikjen apo mos ardhjen fare të investitorëve në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë mbajtur konferencë për medie. Rukiqi ka thënë se ekonomia e vendit nuk ka përmirësim as këtë vit. I pari i OEK-së ka folur edhe për buxhetin e 2020-es dhe ka kërkuar që të ketë rritje në investime. Ai ka folur edhe për pagën minimale duke thënë se thënë se rritja e saj duhet të bëhet në raport me vendet e rajonit. Rukiqi ka shtuar se ndodhitë e fundit ne Kosovë do të ndikojnë në ikjen apo mos ardhjen fare të investitorëve. Edhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se kanë pritur më shumë nga Qeveria e re.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …