Bedri Halimi: Lojërat me akuza mistike kundër krerëve të UÇK-së

Bedri Halimi: “Misioni B” i Jusuf Buxhovit përmes të ashtuquajturit roman “Dosja B” XIV

Dhe sërish për maskat… 

Në vijim autori thotë: “Por Dushkaja e lirë, ashtu siç ishte një oazë midis shkretine, njajtë siç vëzhgojnë bishat grabitqare viktimat e tyre të ardhshme, për orë të tana ndaleshin te pjesa e digës me tytat e armëve të drejtueme nga pjesa jonë… Kjo i frikësonte të rinjët, të cilët kërkonin ndërhyrjen e vëzhguesve ndërkombëtar dhe të përfaqësuesëve të Kryqit të Kuq… Një mbramje, si erdhën dhe prej nga pikën vetëm ata mund ta dinë, u shfaqën edhe komandosët e maskuar me uniformë, që thoshin se u takonin UÇK-së, edhe pse na prej kohësh dyshonim në këtë pikë…”. Këtu autori qëllimisht i përzien të dy palët, pra forcat serbe dhe pjesëtarët e UÇK-së. Ndonëse dihej prania e forcave serbe në këtë pjesë.

Përdorimi i termit paramilitar nga Buxhovi 

Buxhovi kur flet për forcat serbe ndonjëherë, përdor edhe termin paramilitar, përmes të cilit term ndihmon në shfajësimin e shtetit Serb në krimet e kryera në Kosovë.

Dihet botërisht se paramilitar nuk ka pasur, pra nuk ka ekzistuar as edhe një paramilitar i vetëm, sepse çdo gjë ka qenë militare, pra nën komandën e shtetit serb.

Tallja e Buxhovit me LPK-në 

Më tej Buxhovi thotë: “në atë hakërrim me mendime të lira në kokë dhe me pamjen e një “Hapsire gjahu të lirë”, ku “mund të vriteshin lepujt” dhe çdo gjallesë tjetër në të, shikimi ma kapi pamjen e Sukës, ndërsa mendja ma zuri Tyrben atje dhe dervish Cenën bashkë me dervishët dhe muhibët fanatik në të që nuk i ndahen kurr…”. Këtu Buxhovi edhe në kohë luftë gjenë hapsirë dhe gjenë personzhe të cilët, jo vetëm që paskëshin menduar, por edhe paskëshin dalë për gjah të lire, sepse edhe në këtë kohë sipas Buxhovit “mund të vriteshin lepujt”. Pra Buxhovi qartë aludon në vrasjen e lirë të pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët mund të kenë qenë edhe pjesëtarë të LPK-së e që sipas fjalorit të disa kalemgjinjve të gazetës “Bota Sot”, ku pjesëtarët e LPK-së i kanë quajtur me zhargon pezhorativ “lepuj”.

Himnizimi i gazetës “Rilindja” 

Sipas Buxhovit, duke folur për gazetën “Rilindja”, potencon se “pas pleniumit të Brionëve në vitin 1966, kur Tito kishte qëruar hesapet me rivalin e tij, Rankoviq i cili ishte ngarkuar me shumë deformime ndaj shqiptarëve, Rilindja kishte marrë një hov si gazetë ditore…” Këtu Buxhovi sërish del falsifikator i të vërtetës edhe pse e mban veten historian. Rankoviq në Pleniumin e Brionëve nuk është shkarkuar për shkak të “deformimeve” siç thotë Buxhovi, apo më shqip për shkak të dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve, sepse Tito edhe gjatë periudhës së Rankoviqit, përderisa ka qenë në krye të shtetit duke i pasur pesë funksione brenda vetes (Tito, ishte kryepartiaku i PKJ-së; Tito, ishte ideatori i të ashtuquajturit vëllazërim-bashkim; Tito, ishte kryepushtetari i “Jugosllavisë së re”; Tito, ishte kryekomandanti i përgjithshëm i armatës jugosllave; Tito, ishte kryetar i Frontit Demokratik të Jugosllavisë) nuk ka pasur asnjë mundësi që Tito të mos kishte qenë i informuar për dhunën e Rankoviqit ndaj shqiptarëve. Në cilin dokument është përmendur nga Tito apo edhe në Pleniumin e Brionëve një gjë e tillë?

Ndërkaq sa i përket elozhëve të Buxhovit që i thur gazetës “Rilindja”, kjo është në linjën funksionale të përcaktimit ideologjik të titistit të Buxhovit. Sepse të gjithë e dinë, se “Rilindja” ishte zëdhënëse e titizmit, zëdhënëse e politikës antishqiptare Jugosllave; zëdhënëse dhe mashtruese gjoja e zhvillimit ekonomik të Kosovës e kështu me radhë. Sa i përket përmendjes së disa librave të botuar, kjo është një temë tjetër për të cilën mund të diskutohet, por që çdo libër i botuar në “Rilindja” i nënshtrohej filterit ideologjik jugosllav, i cili libër nuk bie ndesh me konceptin jugosllav, natyrisht se gjatë kësaj kohe janë botuar edhe libra me vlerë, por që kanë patur të bëjnë me çështje sociale, kurse për çështje historike, ka vlejtur vetëm nëse ngjarja është zhvilluar në kohën e Perandorisë Osmane. Pra, asnjë libër nuk është botuar për dhunën serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, madje madje as gjatë kohës së Serbisë së Krajlit. Kujtojmë në këtë rast ndalimin e botimit të shkrimeve për Shote dhe Azem Galicën, etj. Prandaj i kot është tentimi i Buxhovit për të na shitur dushk për gogla edhe për gazetën “Rilindja”, duke e madhëruar aq sa nuk ishte. Gazeta “Rilindja” është lexuar prej fundit: së pari, programi i TVP-së, pastaj faqja e përkujtimeve, për të vazhduar te sporti. Një herë në javë letrat e lexuesve, si dhe ndonjë shkrim nga ndonjë komunë, ku lexuesit përkatës nga ajo komunë e kanë shikuar. Natyrisht edhe faqja kulturore (sidomos të shtunën).

Ndërkaq pjesa politike që ishte ¾ e gazetës e më shumë se kaq, kalonin në filtrat e LKJ-së përkatësisht LKK-së si pjesë e LKJ-së. Pra servoheshin thënie e deklarata nga personalitete të LKJ-se e LKK-se në linjën e Kongreseve të LKJ-së, Plenumeve partiake, etj.

Formimi i alternativës dhe regjistrimi te Vllado Kambovski 

Dhe logjika buxhoviane sërish vazhdon në avazin e vet kur konkludon se pas formimit të LDK-së ajo:… me të shpejt u kthye në një lëvizje kombëtare që udhëhoqi dy procese historike: shkëputjen e shqiptarëve nga komunizmi; dhe shkëputjen e Kosovës nga pushtimi serb… Nga komunizmi ishte shkëputur e gjithë Evropa, pra ishte shkëputur formalisht edhe vetë Jusuf Buxhovi si anëtarë i Lidhjes së Komuniste të Jugosllavisë, prandaj pse të mos shkëputeshin edhe ata 88 mijë anëtarët e Lidhjes së Komunstëve të Jugosllavisë, pasi është shkëputur edhe vetë Buxhovi që ka patur jo pakë benefite nga ajo parti? Kurse, sa për shkëputjen e Kosovës nga pushtimi serb që e paskësh udhëhequr ajo parti, pa dashur ta nënçmoj asnjë parti, më duhet të theksoj se tashmë realiteti dihet, dhe Buxhovi është mirë që të mos i përziej gjerat me përralla për fëmijë.

Përdersia dihet që në Kosovë është zhvilluar luftë, edhe pas lufte, Buxhovi madje më 2021 në librin “Dosja B”, konkludon duke i thurë elozhe gazetës “Rilindja” dhe lëvizjes paqësore: “Ky përcaktim historik, mendësinë e “Rilindjes” e ballafaqoi në njërën anë me skeptikë, por me kohë edhe kritikët ndaj të ashtuquajturës “rezistencë paqësore” që ishte institucionale, meqë ajo mbështetej në infrastrukturën demokratike të shtetformimit (Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Kaçanikut, Referendumi për Pavarësi dhe Zgjedhjet e Para Parlamentare dhe presindenciale të Vitit 1992) dhe në tjetrën anë me kundërshtarët e pa paepur të saj nga radhët e “Lëvizjes Popullore të Kosovës”, LPK (Pra, Serbia këtu askund nuk përmendet – vërejtja jonë). Ndonëse shumë prej tyre për arsye taktike dhe strategjike (marrjes “së kalasë nga brenda”) nga themelimi i LDK-së ishin përfshirë në kuadër të veprimtarisë së saj, pas Dejtonit e këtej, kërkonin që çështja e Kosovës të zgjidhej me rrugë revolucionare, pra me luftë”.

Së pari, dihet realiteti se në Kosovë ndodhi lufta, dhe Buxhovi nuk e dimë pse e bën këtë konstatim në këtë kohë, përderisa me luftë gjërat u zgjidhën edhe me Slloveninë edhe me Kroacinë edhe me Bosnjën.

Së dyti, për çfarë kalaje flet Buxhovi, kur populli i Kosovës kërkonte të ndërtojë kalanë e quajtur shtet të pavarur, dhe e cila kala (shteti pra) u krijua me luftë. Pra, cilën ‘kala’ paskëshin tentuar t’ia marrin Buxhovit, kur ajo nuk ekzistonte dhe cilat do të ishin arsyet që kjo ‘kala’ (shteti i Kosovës), përkatësisht çlirimi i Kosovës do të realizohej pa pjesëtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, për të cilët Buxhovi ka nëse jo më shumë alergji se Serbia, të paktën po aq sa Serbia, sepse tërë këtë energji negative të tij të akumuluar me dekada, e vjellë në këtë libër.

Kompleksi i Buxhovit për “Zërin e Kosovës” 

Sa i përket alegjisë së Buxhovit rreth gazetës “Zëri i Kosovës” dhe gazetave ilegale që botoheshin në perëndim, ne nuk mund t’ia shërojmë as këtë alergji e as këtë kompleks Buxhovit, ngase të gjithë këta “majtistë” kur e kanë kundërshtuar majtizmin titist, nuk e kanë pyetur Buxhovin se cilat veprime duhet ndërmarrë, sepse Buxhovi me asgjë, ama bash me asgjë nuk ka paraqitur besueshmëri kombëtare te çlirimtarët e Kosovës. Përkundrazi, ishte njëra ndër pikat e errëta të infiltruara në qarqet intelektuale, që llomotisnin në emër të shqiptarizmës dhe atë pas rënjës së titizmit. Buxhovin e pengojnë prandaj edhe artikujt, edhe shkrimet e ndryshme në këto gazeta, të cilat kishin për mision homogjenizimin e njerëzve në luftë kundër Serbisë dhe jo kundër Buxhovit dhe as buxhovëve të Kosovës. Ata luftonin edhe për lirinë e Buxhovit, në Kosovën pa Serbi, nëse këtij të fundit do t’i pëlqente që të jetonte në të.

Cilat ishin kriterët e përzgjedhjes së korrespondentëve të gazetës “Rilindja”? 

Buxhovi qëllimisht flet në shumës për korrespondentët e “Rilindjes” në botë duke i quajtur njerëz “me dije dhe kulturë intelektuale jashtë steriotipeve ideologjike, me të drejtë vlerësoheshin edhe ambasadorë të njëmendtë të mendësisë shqiptare”. Përderisa dihej rroli i “Rilindjes”, nga kush financohej dhe se ishte organ i LSPP-së, ashtu siç ishte “Borba” në Serbi, “Nova Makedonija” në Maqedoni, “Dello” në Slloveni, “Vjesnik” në Kroaci, “Pobjeda” në Mal të Zi, “As” në Bosnje e Hercegovinë, etj. Edhe “Rilindja” ishte e njëjtë – pra zëdhënëse e politikës jugosllave. Pra ideologjia e “Rilindjes” ishte titizmi, jugosllavizmi. Dhe për të gjitha këto mjafton që të shfletohet një gazetë e cilës do datë dhe e cilit do vit qoftë e botuar gjatë periudhës së socializmit, e që ndodhen në Arkivin e Kosovës dhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Po përzgjedhja e njerëzve për të qenë korrespondent të kësaj gazete si bëhej? Nëpër cilat filtra u dashtë të kalonin dhe a ishin këta filtra të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, a ishte filter i UDB-së apo i të gjithave së bashku? Këtë çështje nuk është vështirë për ta konkluduar, aq më tepër kur këtë e dëshmon vetë puna dhe raportimet e korrespondentit Jusuf Buxhovi nga Boni dhe jo vetëm kaq…

(Vazhdon…)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …