Sali Berisha nuk ka marrë asnjë përgjegjësi mbi vete për listën e kandidatëve për deputetë, me të cilat Partia Demokratike do të përfaqësohet në zgjedhje. Për të treguar distancimin e tij nga lista “Basha”, ai ka zgjedhur të bëjë publik një mesazh, që ai i ka dërguar njërit prej demokratëve të shumtë dhe të pakënaqur nga zgjedhja e kryetarit Basha. Berisha thotë se lista e Partisë Demokratike është ekskluzivisht vetëm e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit, duke konfirmuar se ai vet ka zero rol në listën e re. Në fakt, kjo dukej nga përjashtimi i të gjithë zërave kritikë të Lulzim Bashës, që deri 4 vite më parë ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës në parti dhe qeveri. Kjo është hera e parë, që ai bën një distancim të tillë publik nga Lulzim Basha, që megjithatë, e ka justifikuar apo ka drejtuar të gjithë përgjegjësinë mbi Bashën, kur është shprehur se është e drejtë ekskluzive e kryetarit të zgjedhë ekipin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …