Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha ka njoftuar se institucioni evropian përgjegjës për grumbullimin e statistikave “Eurostat” ka shtyrë afatin për dërgimin e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë për të gjitha shtetet e Evropës. Ai ka bërë të ditur se kjo shtyrje ka ndodhur nga kërkesat që kanë bërë shtet e tjera të Bashkimit Evropian dhe se afati i cili ka qenë i paraparë që të dhënat nga regjistrimi i popullsisë të dërgohen deri në dhjetor, është shtyrë deri në mars të viti 2024. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha ka deklaruar për Ekonomia Online se agjencioni që ai drejton ka vite që është i gatshëm për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ai ka thënë se ky proces do të kryhet në vjeshtë të këtij viti dhe se të dhënat do të jenë të gatshme për t’u dërguar më pastaj në Eurostat.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …