Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka deklaruar se FSK-ja është avancuar mjaft shumë gjatë këtyre viteve dhe është plotësisht e gatshme të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese. Ndërsa duke folur për vështirësitë që priten të paraqiten për këtë transformim, ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka shtuar se konsensusi politik, veçmas me Listën Serbe, mbetet sfidë më vete pasi për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese nevojiten edhe 2/3 e votave të komuniteteve jo shumicë, ku bënë pjesë edhe Listën Serbe e cila po vazhdon ta kundërshtojë bërjen e ushtrisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …