Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti po insiston ta hap urën në prag të zgjedhjeve për efekte elektorale. “Duhet ta them pa ekuivoke se, fatkeqësisht, kryeministri Kurti po insiston ta hap urën në prag të zgjedhjeve për efekte elektorale, për të forcuar mbështetjen politike duke rritur nacionalizmin e popullzimin për ta ruajtur votën. Kjo është një shkollë e vjetër e regjimeve totalitare komuniste që udhëhiqen nga doktrina e varfërimit të qytetarëve dhe mashtrimit, si dhe teoritë konspirative të frikësimit të qytetarëve, me tema që janë jashtë fuqisë së vet shtetit” ka shkruar mes tjerash, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …