Berisha: Ministria e Bujqësisë të kryej repelimin e kafshëve si masë parandaluese kundër EHKK

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, që të kryej repelimin kafshëve, si masë parandaluese ndaj virusit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), pasi vitin e kaluar ka dështuar në kryerjen e këtij obligimi. Po ashtu, nënkryetari Berisha, ka kërkuar nga Këshilli Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e EHKK, që sa më shpejt të mbajë takim dhe të autorizoj organet kompetente, për zbatimin e masave parandaluese në raport me EHKK, pasi vitin e kaluar ka dështuar repelimi i kafshëve, si njëra prej masave më efektive në parandalimin e këtij virusi. Nënkryetari Berisha, gjithashtu ka kërkuar nga sektori i shëndetësisë, që të vazhdoj me fushatat e vetëdijesimit dhe zhvillimin e procedurave për spërkatjen e zonave endemike, si masa parandaluese. Përndryshe, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, është raportuar për disa nga aktivitetet që drejtoritë komunale janë duke i zhvilluar, si në fushën e investimeve kapitale, ashtu edhe në aktivitetet tjera, e që lidhen me zbatimin e përgjegjësive dhe detyrave nga ana e drejtorive përkatëse. Në këtë mbledhje është bërë e ditur se janë duke u bërë përgatitjet për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, si dhe për shënimin e Ditës së Mësuesit, ku janë paraparë të zhvillohen një varg aktivitetesh.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …