Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe ish-kandidati për deputet, Zafir Berisha, ka thënë se nuk do të lejojmë të tjetërsohet vullneti i 42 mijë qytetarëve. Fushata dhe organizimi i zgjedhjeve fillimisht ka qenë i mirë nga dukja e jashtme, mirëpo me përmbylljen e procesit u pa që ka pasur segmente të caktuara të cilat kanë punuar që këto zgjedhje të jenë më jokorrekte dhe më të manipuluara sesa zgjedhjet e vitit 2010, duke përfshirë edhe këto të ashtuquajturat gabime teknike, por edhe njerëzit e porositur brenda organizimit të komisionarëve të cilët po del se me qëllim kanë manipuluar votën e qytetarëve. Prandaj, mund të them se zgjedhjet e 6 tetorit janë nul dhe pasojat e këtyre zgjedhjeve kanë me qenë shumë më të mëdha sesa që mendohen. Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe ish-kandidati për deputet, Zafir Berisha ka theksuar më tutje se Nisma e ka kaluar pragun, por grupet mafioze me votat e kontrabanduara dhe të kundërligjshme të Vuçiqit dhe të Daçiqit po duan ta lënë jashtë Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …