Berisha përfaqëson Kosovën në Këshillin e përgjithshëm të OBD-së

Bahri Berisha përfaqëson Kosovën në Këshillin e përgjithshëm të OBD-së

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha me bashkëpunëtorë është duke qëndruar në Bruksel ku është duke marr pjesë në takimin e këshillit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave ku po marrin pjesë 182 shtete anëtare të OBD. Këshilli i përgjithshëm është organi më i lartë të OBD dhe mban takime të rregullta një herë në vit. Temat e diskutuara nga Këshilli kanë të bëjnë me çështje doganore dhe të bashkëpunimit. Në këtë samiti roli i doganave ne ofrimin e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, përforcimi i kapaciteteve të doganave në luftimin e shpëlarjes së parasë dhe financimit të terrorizmit, lehtësirat tregtare, harmonizimi i sistemeve doganore, bashkëpunimi me agjencionet tjera të zbatimit të ligjit janë çështjet kyçe të diskutimeve. Gjithashtu gjatë qëndrimit ne Bruksel në ambientet e OBD delegacioni i Kosovës ka pas disa takime bilaterale me Doganat e vendeve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …