Duke komentuar për pajtimin e djeshëm në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për realizimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve deri më tani, kryemionistrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka shkruar se është shumë e qartë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015. Ajo ka shkruar se pas arritjes së Marrëveshjes në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është e qarte se Asociacioni duhet të formohet dhe se sipas saj, kjo është pika e parë e të gjitha marrëveshjeve të mëtejshme implementuese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …