Ana Brnabiq thotë se nuk tërhiqet nga deklaratat skandaloze e raciste të bëra ditë me parë për shqiptarët

Bërnabiq: Serbia s’ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, Kosova ka Asociacionin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është cituar të ketë deklaruar se Serbia s’ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, Kosova ka Asociacionin. Por, ka shtuar ajo, nuk besoj se Kosova do ta themeloj asociacionin. Mediet serbe e kanë cituar atë të ketë thënë se opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me Kosovën meqë opozita nuk ka një agjendë reale politike, prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve. Ajo është cituar të ketë thënë se “frika “ e opozitës në Serbi për Kosovën nuk është reale sepse ata nuk shqetësohen për Kosovën prandaj  kjo frikë e tyre është false, sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër si agjendë politike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …