Bernard Nikaj ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se të gjitha ato që ai përmendi ishin thjesht “ëndrra të Kurtit”. Nikaj e akuzoi Kurtin për mungesë lidhjeje me realitetin, duke shtuar se fjalët e tij nuk pasqyrojnë gjendjen aktuale në Kosovë. ai gjithashtu foli për situatën politike në Kosovë, duke thënë se PDK-ja po shikon një “disponim të madh” nga qytetarët në mbështetje të kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër, i cili do të jetë rival i Albin Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai e kritikoi Kurtin, duke thënë se ai jeton në një “univers paralel” dhe nuk e sheh gjendjen e qytetarëve të Kosovës, që po përballen me shumë probleme. Nikaj theksoi se qeveria e Kurtit po sillet si një qeveri në opozitë, duke mos adresuar nevojat dhe sfidat që kanë qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …