Bernard Nikaj

Bernard Nikaj kritikon Qeverinë Kurti për menaxhimin e dobët të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet, Bernard Nikaj, ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për mënyrën se si ka menaxhuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka humbur mundësinë për të forcuar marrëdhëniet  gjatë administratës së Presidentit Joe Biden. Ai theksoi se kjo ka qenë një mundësi e humbur, duke pasur parasysh lidhjen e veçantë të Biden me Kosovën, përfshirë vizitat e tij dhe angazhimin e tij personal për zhvillimin e vendit. Qeverisja e Kurtit  e ka çuar dëm një administratë, e cila ka pasur një president që e njeh Kosovën personalisht. I vetmi president që e ka njohur Kosovën në detaje, i cili ka marrë familjen e tij në Ferizaj për të përuruar rrugën me emrin e djalit të tij, ka qenë president për katër vjet  dhe Kosova nuk ka arritur asgjë gjatë atij mandati.

Kontrolloni gjithashtu

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …