EULEX-i ka qenë i informuar zyrtarisht, që nga vitit 2011 se nuk kishte asnjë person të dyshimtë lidhur me akuzat në Dik Martit, ka thënë ish shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Bernd Borhardt. Bashkimi Evropian dhe të gjitha qeveritë e shteteve anëtare të saj dhe kontribuese për Misionin e EULEX-it ishin të informuara edhe zyrtarisht se nuk kishte asnjë person të dyshimtë lidhur me akuzat në Dik Martit, por megjithatë pretendimet e ngritura përmes dosjeve të falsifikuara të Serbisë u lanë të procedohen dhe morën mbështetje financiare qindra milionëshe deri në arritjen e qëllimit politik për krijimin e Gjykatës Speciale. Raporti i ish senatorit zviceran u aprovua në Këshillin e Evropës në Strasburg më 26 janar 2011, ndërkaq rreth dy muaj më vonë, në një takim në Bruksel, Shefi i EULEX-it Bernd Borchardt njoftoi edhe zyrtarisht anëtarët e Parlamentit Evropian se nuk kishte asnjë person të dyshuar lidhur me raportin e Dick Martyt, por megjithatë EULEX e ka hetuar dhe do të vazhdonte të hetonte këtë rast, pasi kishte hapur një hetim paraprak mbi pretendimet e raportit, por nuk pati asnjë të dyshuar, kishte saktësuar, Shefi i atëhershëm i EULEX-it Bernd Borchardt, më 15 mars të vitit 2011.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …