Politikani gjerman, Bernd Posselt, e ka akuzuar zëvendës-kancelarin e Austrisë Heinz-Christian Strache të jetë një dorë e zgjatur e Kryetarit të Rusisë Vladimir Putin brenda Bashkimit Evropian, lidhur me deklaratat e tij se “Kosova është pjesë e Serbisë’. Posselt, ish-deputet i Parlamentit Evropian (PE) nga radhët e CSU – partnerit të partisë CDU së Angela Merkelit – në një komunikatë për shtyp sot ka bërë thirrje që për shkak të deklaratave të tij duke e kontestuar pavarësinë e Kosovës, tha se Strache duhet që të jap dorëheqje nga pozita që e mbanë në qeverinë e Austrisë. “Sepse ai si duket edhe një here më shumë e ka kontestuar pavarësinë e republikës së Kosovës », tha Posselt. Njerëz të këtillë janë kuaj të Putinit të Trojës në BE, sepse Moska po tenton përsëri gjithçka për ta dështuar pavarësinë e Kosovës, ka shkruar Bernd Posselt. Politikanë gjerman, Posselt, ka qenë deputet i PE-së dhe për shumë vite raportues për Kosovën në trupin legjislativ të BE-së. Tani është anëtar i Komitetit Qendror të CSU-së. ( Burimi: Berlin, dtt-net.com)
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …