Lëvizja BESA: Besa do të jetë pjesë e Qeverisë dhe do të menaxhojë kulturën në vend

“Besa” dhe PDSH-ja bashkë me programin antishqiptar të VMRO-DPMNE-së sllavomaqedonase

Deputeti i partisë nacionaliste sllavomaqedonase  VMRO-së DPMNE, Antonio Milloshoski ka shfaqur interesim të bashkëpunojnë  me Lëvizjen e quajtur “BESA”. Ai në një postim të tij ka shkruar se gjoja, Artan Grubi i BDI-së frikësohet nga Lëvizja BESA. ”Kam parë njerëz me frikë, por jo aq sa Artan Grubi që ka frikë prej Lëvizjes Besa!”. VMRO është partia më e madhe për nga numri i votuesve në Maqedoni, e njohur botërisht për qëndrimin antishqiptar, për dhunën fizike  shqiptarëve edhe në Kuvendin e këtij Shteti, por tani ka mbetur në opozitë, bashkë me dy parti minore të shqiptarëve, Lëvizjen BESA dhe PDSH-në, të cilat nuk e votuan as kryekuvendarin  e parë shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë, Talat Xhaferi e as Qeverinë e re të Zoran Zaevit, ku shqiptarët kanë siguruar 9 poste ministrore. Radhitja në një rrafsh politik me VMRO-në e këtyre dy partive shqiptare, tregon më shumë se një papjekuri politike. Me qëndrime të tilla kolaboracioniste, PDSH-ja e Menduh Thaçit ka ngelur me një deputet nga 10 sa kishte dikur, ndërsa “Besa” do të shuhet fare, sepse vetë ky emër i shenjët për shqiptarët është një anatemë për ata që e keqpërdorin  në mënyrë të paskrupull, kundër interesit të shqiptarëve në Maqedoni e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …