“Besa Foundation”: Qeveria e ardhshme duhet të jetë stabile dhe të ndërtojë një strategji afatgjate për investitorët

“Besa Foundation”: Qeveria e ardhshme duhet të jetë stabile dhe të ndërtojë një strategji afatgjate për investitorët

Një delegacion i “Besa Fondation” që vepron në Gjermani, është pritur në ambasadën gjermane në Prishtinë. Gjatë takimit, kryetari i shoqatës Anton Krasniqi dhe nënkryetari Ilir Seferi, u informuan për mundësitë e investimeve për kompanitë bavareze në Kosovë. “Shteti gjerman ofron shumë, por edhe kërkon shumë nga të gjithë të rinjët që emigrojnë në Gjermani, prandaj zgjidhja ideale do të ishte sikur diaspora me ekspertizën e fituar tanimë në Gjermani, të transferojë këtë ‘Knoë Hoë‘ në Kosovë, duke punuar me standarde gjermane dhe respektuar fuqinë punëtore këtu në Kosovë. Vetëm ju diaspora mund t’i jetësoni dhe të kaloni në veprime me investimet e juaja në Kosovë. Unë jam i bindur se nuk duan të gjithë të emigrojnë në Gjermani, mirëpo njerëzit janë të detyruar të emigrojnë për siguruar jetesën e tyre”, ka thënë në mes tjerash ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Christian Heldt. Ndërkohë, drejtuesit e shoqatës “Besa Fondation”  theksuan se Qeveria e ardhshme duhet të jetë stabile dhe të ndërtojë një strategji afatgjate për investitorët e huaj. Integrimi e kosovarëve në Gjermani dhe marrëdhëniet e mira në mes dy popujve, do të jenë bazë e fortë për zhvillim ekonomik të Kosovës. Delegacioni i “Besa Foundation” është pritur edhe në Odën Ekonomike Kosovaro-Gjermane, në Shoqatën Germin, po ashtu ka pasur takime edhe me disa parti politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …