Besa Shahini: Problemi kryesor i Kosovës nuk është korrupsioni sikur thotë, Vjosa Osamni, por mosnjohja e Kosovës nga BE-ja

Besa Shahini: Problemi kryesor i Kosovës nuk është korrupsioni sikur thotë, Vjosa Osamni, por mosnjohja e Kosovës nga BE-ja

Ish-ministrja  e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka kritikuar,  Vjosa Osmanin, lidhur me intervistën e saj në BBC, e cila ka thënë se problemi më i madh në Kosovë është “krimi dhe korrupsioni”. Problemi kryesor për t’u diskutuar në media ndërkombëtare është fakti se Kosova nuk njihet si shtet nga rajoni, BE-ja dhe organizatat e tjera kryesore ndërkombëtare, thotë Besa Shahini. Kjo pengon jo vetëm zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, por edhe imagjinatën se si mund të dilet nga izolimi dhe pabarazia me vendet e tjera të rajonit. Të flitet për krim dhe korrupsion në fushatë zgjedhore është e kuptueshme. Por, të përçohet diskursi i fushatës në media ndërkombëtare dhe të përshkruhet Kosova si vend i zhytur në krim e korrupsion, është të pështysh vetën në fytyrë, siç kanë bërë Basha e Meta shpesh me Shqipërinë për interesa vetjake elektorale. Kur e para e vendit prezanton gjithë gjeneratat paraardhëse politike si të korruptuara e të kriminalizuara, tingëllon mosbesues edhe cilësimi që ia bën vetes dhe Vetëvendosjes si të “pakorruptueshëm”, ka shkruar mes tjerash ish-ministrja  e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …