Betejën e 5, 6 dhe 7 Marsit, e nisën Fitimi e Besimi, duke ndezë flakën e lirisë e cila ndriçoj rrugën e UÇK-së deri në liri…
Plumbin e fundit e shtiu në forcat serbe vet Kushtrimi… edhe Kushtrimi i balit Adem më la.
NGELA VETËM APO JO?!
Isha e rrethuar me zjarr e tym, më shoqëronin motrat e çikat e xhaxhallarëve – por ato nuk flisnin, as nëna nuk më fliste… dikur tymi u largua… dhe e pashë dhe u binda se
NGELA VETËM.
As Blerina nuk ishte me mua më… si asnjëherë më parë kisha nevojë të zgjohesha nga ëndrra, por ajo nuk ishte ëndërr… së paku kisha nevojë, për një njëri që të më gënjejë ëmbël… e kotë
NGELA VETËM
Pa asnjë frikë, krenare me Jasharët e mi ecja rrugës nga shtëpia drejtë fabrikës së municionit që dikur ishte rruga ime për në shkollë… i pashë serbët, ishin të trishtuar, si duket plumbi i babës Shaban, balit Adem e babushit kishin shpaguar breza e breza.
Dhe kështu, ishte ajo ditë që zjarri i Kullës tonë u bë zjarr për pushtuesin dhe shkëndijë lirie për ne.
ÇDO GJË FILLOJ TË KISHTE KUPTIM
Besimi e Fitimi e nisën, sepse besonim të fitonim, ndërsa Kushtrimit e mbylli betejën e u bë kushtrim gjithëkombëtar për liri.
Atëherë edhe pushoj kënga “për mëmëdheun” e nisi “marshi i UÇK-së”
SOT
Nuk jam vetëm, e kam mixhën Rifat, vëllain Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë.
Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.
Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë.
Urime festën e lavdisë kombëtare
Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
E juaja,
Besarta