Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa ka akuzuar qeverisjen aktuale për menaxhim jo të duhur të gjendjes në sektorin e energjisë, në kohën kur pjesë të ndryshme të Kosovës kanë mbetur në terr në kohë dimri. Ai thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike duke mos pasur asnjë investim për prodhim të energjisë. Besian Mustafa ka përkujtuar se Qeveria ka bërë shpenzime enorme për importimin e energjisë mbi 700 milionë euro gjatë katër vjetëve të fundit, e cila ka krijuar përfitime vetëm për tregtarët e energjisë dhe jo për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Mustafa thotë se për pasojë e gjithë menaxhimit jo të duhur kemi gjendjen aktuale me ndërprerje të energjisë elektrike, të cilat arrijnë deri në 14 orë në ditë.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë
Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …