Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti kundrejt partive opozitare, veçanërisht ndaj LDK-së. Ai tha se sjellja e Kurtit është pasojë e frikës që ai po ndjen nga informacionet që po merr në terren, të cilat, sipas tij, tregojnë se “në aspektin e votës, është në rënie të lirë. Dënoj gjuhën e ulët që kryeministri aktual, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, drejton ndaj partive opozitare e në veçanti ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Siç e kam thënë edhe më parë, kjo është një shenjë paniku nga dëshpërimi për shkak të informacionit që i vjen nga terreni, nga qytetarët, se ai tashmë, në aspektin e votës, është në rënie të lirë.Ai shprehu bindjen se LDK-ja është në rrugën drejt fitores dhe se qytetarët kanë vendosur t’i japin besimin e udhëheqjes së vendit Lumir Abdixhikut, kandidatit për kryeministër të kësaj partie. Fitorja jonë më 9 shkurt është në duart e qytetarëve, të cilët kanë vendosur që LDK-ja do të udhëheqë Qeverinë e ardhshme, me kryeministrin Lumir Abdixhiku në krye.” – deklaroi, Besian Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një kryeministër që fokusohet në paqe, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një kryeministër që …