Besian Mustafa: Mbjellja e 1.8 milion fidanëve përgjatë 10 viteve të ardhshme do të jetë vlerë e shtuar për vendin tonë

Besian Mustafa: Mbjellja e 1.8 milion fidanëve përgjatë 10 viteve të ardhshme do të jetë vlerë e shtuar për vendin tonë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, foli në eventin e fillimit të fushatës “T’i japim vendit ngjyra”, mes të cilës do të bëhet mbjellja e 1.8 milionë fidanëve në tërë e Kosovën. Ministri Mustafa shprehi mbështetje për këtë projekt, duke qenë se ai është në vijë edhe me strategjinë e MBPZhR-së për pyllëzimin e hapësirave, objektivat e së cilit janë pyllëzimi dhe ripyllëzimi i 29,000 hektarë sipërfaqe. “Iniciativa e sotme e cila parasheh mbjelljen e 1.8 milion fidanëve përgjatë 10 viteve të ardhshme do të jetë vlerë e shtuar për vendin tonë dhe përkrahje për strategjinë që ka veçse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, tha ministri Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …