Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti për papërgjegjshmëri në lidhje me krizën energjetike. Ai thotë se paralajmërimet për krizë energjetike nga ekspertët ishin shumë të hershme, por Qeveria nuk i ka marrë parasysh. Deputeti, Besian Mustafa ka deklaruar se për krizën energjetike ka punë edhe prokuroria. “Duhet të ketë punë edhe për prokurorinë e shtetit, pasi KEK-u gjatë këtij viti nuk ka bërë remonte në blloqet e saj, një praktikë e kamotshme e saj kur gjatë verës blloqet në rotacion dërgohen në remont. Këtë verë asnjë bllok nuk është dërguar për remont, cila është arsyeja, kush e mori këtë vendim? Prokuroria, parlamenti por edhe ekzekutivi si pronar i KEK-ut duhet gjetur një përgjigje pse KEK-u nuk e bëri një veprim të tillë”, tha Besian Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …