Lidhja Demokratike e Kosovës iu ka përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili kërkoi shpërndarjen e Kuvendit deri më 29 maj. Në një përgjigje për mediet zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa deklaroi se përgjigjen dhe qëndrimin e LDK-së ia kanë kthyer ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Lidhja Demokratike e Kosovës, që një kohë po ripërsërit qëndrimin e saj lidhur me këtë temë. Sipas LDK-së është e rëndësishme mënyra se si shkohet në zgjedhje. Andaj, sipas Mustafës, kryeministri së pari duhet të jap dorëheqje pastaj procedurat e tjera diskutohen në vazhdim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …