Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, gjatë një konference për media sot, ka përsëritur ftesën e kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, drejtuar kryeministrit Albin Kurti për një debat publik mbi të ardhmen e Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e një debati të tillë për qytetarët dhe i bëri thirrje Kurtit që t’i përgjigjet kësaj ftese “në çfarëdo vendi” dhe “në çfarëdo kohe.” “I bëj thirrje të gjitha medieve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i bëjnë një pyetje Albin Kurtit: pse nuk iu përgjigj thirrjes së Lumirit për një debat publik? Në çfarëdo vendi, në çfarëdo kohe. Debat live vetëm rreth një teme: të ardhmen e Kosovë!”, deklaroi Mustafa. Zëdhënësi i LDK-së ka deklaruar se një debat i tillë është jetik për qytetarët që të kuptojnë qartë se cili lider ka planet më të mira dhe ekipin më të aftë për t’i realizuar ato.
Kontrolloni gjithashtu
Rikthimi i kryetarit Trumpit në pushtet, po ngjall debate mbi qasjen e administratës së tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, po ngjall diskutime mbi qasjen e administratës së tij …